Morata iu ofrua Bayern Munichut si zëvendësim për Lewandowskin, por bavarezët e refuzuan

0
83

Alvaro Morata do të rikthehet në Atletico Madrid, pasi klubi spanjoll zotëron kartonin e tij, ndërsa Bayern Mnuich e ka refuzuar mundësinë që të nënshkruajë me të.

Lajmet që vijnë nga Gjermania, tregojnë se sulmuesi i është ofruar Bayern Munichut si një zëvendësues i mundshëm për Robert Lewandowskin.

“Morata iu ofrua Bayernit disa javë më parë, por bisedimet me lojtarin dhe Atleticon u refuzuan shpejt nga Bayern pasi klubi nuk e konsideron Moratan një zëvendësues të përshtatshëm për Lewandowskin”, shkruan Sport1.

Lewandowski dhe 50 golat e tij në vit mund të afroheshin vetëm nga Cristiano Ronaldo, Leo Messi apo Erling Haaland.

Në anën tjetër sulmuesi polak deklaron ditë pas dite se dëshira e tij është të largohet nga skuadra bavareze për të shkuar te Barcelona./Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here