Tërmet në Gjermani, lëkundjet ndihen edhe në Zvicër

0
83

Një tërmet me magnitudë 4.2 ka goditur Gjermaninë rreth orës 13:47, sipas kohës lokale, të shtunën.

Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin gjerman Albstadtit, ndërsa lëkundjen u ndien edhe në të gjithë Zvicrën gjermanishtfolëse, raporton Blick, transmeton Portali Dukagjini.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti është lokalizuar në një thellësi prej 10 km.

Të dhënat sipas EMSC-së, rreth termetit të ndodhur në Gjermani

“Ky tërmet është ndierë në pjesë të mëdha të Zvicrës. Dëme të vogla janë të mundshme herë pas here në një tërmet të kësaj magnitudë afër epiqendrës”, ka thënë shërbimi i tërmeteve në Cyrih të Zvicrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here