Festa e Kurban Bajramit në disa vende të botës – përmes fotografive

0
85

Myslimanët në mbarë botën po festojnë Kurban Bajramin, një festë fetare që njihet edhe si “festa e sakrificës”.

Festivali shënon fundin e Haxhit, pelegrinazhi pesë-ditor që myslimanët ndërmarrin në qytetin më të shenjtë të Islamit, Mekë, dhe zonat përreth të Arabisë Saudite perëndimore për të pastruar shpirtin nga mëkatet dhe për të rrënjosur një ndjenjë barazie dhe vëllazërie.

Kurban Bajrami përkujton historinë e sprovës së besimit të Profetit Ibrahim, kur ai u urdhërua nga Zoti të sakrifikonte djalin e tij, Ismailin.

Dhe besimi thotë se Zoti ia kurseu djalin duke vendosur një dash në vend të tij.

Dita shënohet me flijimin e një kafshe, zakonisht dhie, dele ose lope, dhe shpërndarjen e mishit midis fqinjëve, anëtarëve të familjes dhe të varfërve.

Por si u shënua kjo festë, këtë vit?

Më poshtë ua sjellim disa fotografi nga vende të ndryshme në botë. /Telegrafi/

Fëmijët pas lutjeve në ditën e parë të Kurban Bajramit, në Ouagadougou, Burkina Faso. [Olympia De Maismont/AFP]

Muslimanët e falin namazin e mëngjesit në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, në festën e Kurban Bajramit. [Mahmud Turki/AFP]

Myslimanët gjatë Kurban Bajramit në Surabaya, Indonezi.

Myslimanët falin namazin e Kurban Bajramit në Xhaminë Jama, në Nju Delhi, Indi. [Foto Manish Swarup/AP]

Myslimanët shihen pas lutjeve gjatë festimeve të Kurban Bajramit në xhaminë e sapondërtuar Ali Jim’ale në Mogadishu, Somali. [Feisal Omar/Reuters]

Muslimanët falin namazin e Kurban Bajramit në Karaçi, Pakistan. [Shahzaib Akber / EPA]

Palestinezët festojnë ditën e parë të Kurban Bajramit në Jerusalem [Ammar Awad/Reuters]

Të rinjtë myslimanë përgatiten të therin një kafshë pas lutjeve të Kurban Bajramit në Adjame, një lagje e Abidjanit, Bregu i Fildishtë. [Sia Kambou/AFP]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here