Vetëm në vitin 1979 korriku ka qenë i ftohtë si dje

0
77

Dita e djeshme ishte më e ftohta sa i përket datës 9 korrik, që prej vitit 1979, me temperaturën maksimale që arriti vetëm deri në 17 gradë Celsius.
Masa të ftohta ajrore që depërtuan ditën e djeshme mbi rajon, zbritën ndjeshëm temperatura nga vlerat mesatare për muajin më të nxehtë veror, korrikun.

Temperatura maksimale, ditën e djeshme, në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë ishte vetëm 17 gradë Celsius, derisa në stacionin personal në lartësi mbidetare prej 680 metra, në Prishtinë, temperatura maksimale ishte 16.1 gradë Celsius, e shënuar rreth orës 15:00.

Me këtë temperaturë zyrtare prej 17 gradë Celsius, 9 korriku është më e ftohta e regjistruar në Prishtinë që nga viti 1979, kur edhe atë ditë, sipas vrojtimeve, temperatura ishte 17 gradë Celsius. E ftohtë ishte edhe dita e 9 korrikut të vitit 1998 me temperaturën 17.6 gradë Celsius, regjistruar në stacionin meteorologjik në Prishtinë.

Temperatura maksimale më e ulët në dhjetëditëshin e parë të korrikut, në bazë të shënimeve të vrojtuara, është më 2 korrik të vitit 1975, me 16.1 gradë Celsius.

Ndërkohë që për këtë javë parashihet të mbajë mot jo shumë i ngrohtë, me temperatura maksimale ndërmjet 22 e 25 gradë Celsius, ndërsa nga fundjava temperaturat pritet të ngriten, pasi pritet të vie i nxehti afrikan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here