Policia në Shkup, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara, gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar 130 masa, prej të cilave 101 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, pesë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoholit, si dhe dy sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.
Kontrollet e intensifikuara të trafikut rrugor do të vazhdojnë dhe MPB apelon qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor.