“Amelia”, kënga më e re nga Kidda

0
111

Rap-artisti i njohur shqiptar, Kidda, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Amelia” mban titullin kënga e radhës e tij, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Me plot ritëm, verore e me shumë ngjyra – janë vetëm disa nga karakteristikat që mban ky projekt.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vet këngëtari, kurse për producimin është përkujdesur Dutchy.

Masterizimi u realizua nga Marconi Music me video të Valon Azirit.

Foto: Screenshot/YouTube

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin e Kiddës.

Artisti, i rritur në Suedi, po vazhdon të jetë aktiv e të pëlqehet mjaft shumë për stilin e tij muzikor. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here