Ballkani arrin në Lituani për ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve

0
77

Ekipi i Ballkanit ka shkuar në Lituani ku do të luajë ndeshjen e kthimit të raundit të parë në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e kthimit të raundit të parë, kampioni në fuqi i Kosovës do të ketë përballë kampionin lituanez Zalgiris.

Ballakani ka udhëtuar drejt Lituanisë për të fituar, në mënyrë që të kalojë në raundin e dytë.

Ballkani

Së bashku me ekipin nga Suhareka ka udhëtuar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, që t’i mbështesë futbollistët nga komuna ku ai udhëheq.

Ndeshja mes ekipeve do zhvillohet të martën e 12 korrikut duke filluar nga ora 18:00.

Ndeshja e parë mes dy ekipeve ishte zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, dhe kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here