Kasami dhe Taravari nuk guxojnë të shkarkojnë drejtorat e VMRO

0
119

Edhe pse Aleanca për Shqiptarët publikisht para opinionit deklaroi shkëputjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit me VMRO DPMNE-në realiteti nuk përkon aspak me të deklatuarën.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ende nuk ka shkarkuar kuadrot e VMRO-së në krye të drejtorive dhe shkollave të Gostivarit. Arsyeja për këtë është shumë e qartë, favori që ky subjekt politik i bëri Taravarit në Gostivar, duke i siguruar fitoren në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

E njejta situatë po mbizotëron edhe në Komunën e Tetovës, ku kreu aktual Bilall Kasami nuk guxon të shkarkojë drejtorët e VMRO-së për të njejtën arsye të një fitoreje të siguruar me votat e aktivit politik të VMRO-së.

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa janë peng i veprimeve të tyre të koalicionimit me VMRO-në. Pasojat e këtij bashkëpunimi po i ndjejnë tani vetë ata, por edhe qytetarët e komunës së Tetovës dhe Gostivarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here