Martohet vajza e Eddie, aktorja Bria Murphy

0
76

Eddie Murphy u shfaq krah vajzës së tij 32-vjeçare, Bria Murphy, të shtunën teksa u martua me aktorin Michael Xavier në një ceremoni private në Beverly Hills, Kaliforni, sipas People.

Fotot e publikuara nga media të ndryshme tregojnë Bria – të cilën aktori i “Beverly Hills Cop” e ndan me ish-bashkëshorten Nicole – e veshur me një fustan të mrekullueshëm të bardhë nga Netta BenShabu, ndërsa Xavier kishte një kostum elegant të zi.

Të njëjtit shkëmbyen betimet përpara 250 miqve të tyre më të ngushtë dhe anëtarëve të familjes.

Foto: Screenshot/Instagram

Bria njoftoi përmes Instagramit në dhjetor 2021 se ajo dhe Xavier, 36 vjeç, ishin fejuar.

“Zemra ime, shoku im i ngushtë, të dua përgjithmonë”, kishte shkruar ajo.

Foto: Screenshot/People

“Mezi po pres të martohemi”, ka thënë aktorja e njohur.

Përveç Bria, Eddie është baba i nëntë fëmijëve të tjerë: Eric, 33 vjeçar, Christian, 31 vjeçar, Miles, 29 vjeçe, Shayne, 27 vjeçe, Zola, 22 vjeçare, Bella, 20 vjeçare, Angel Iris, 15 vjeçare, Izzy Oona, 6 vjeçe, dhe Max Charles., 3 vjeçe. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/People

Foto: Screenshot/People

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here