Policia fton qytetarët ta raportojnë dhunën në familje

0
97

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i raportojnë rastet e dhunës në familje.

Në apelin e policisë thuhet se për t’i parandaluar rastet e tilla kërkohet edhe bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve.

“Familja  është gjëja më e rëndësishme në jetë, ajo është  e  shenjtë dhe e pazëvendësueshme. Familja fillon aty ku fillon jeta, andaj duaje dhe mbroje atë. Së bashku mund t’ia dalim nëse i themi ‘Stop’ dhunës në familje”.

Tutje, thuhet se dhuna në familje e shkatërron familjen dhe të ardhmen e shoqërisë.

“Pasojat nga dhuna në familje mund të jenë  me  dëmtime fizike dhe psikike, familjet shkatërrohen, fëmijët marrin një shembull jo të mirë, banorët e komunitetit ndihen të pasigurt”.

“Dhuna në familje ndikon te të gjithë. Për t’i parandaluar rastet e  dhunës në familje, Policia e Kosovës, kërkon bashkëpunim me të gjithë  qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Policia u bën apel të gjithëve që t’i raportojnë rastet e dhunës në familje në:

– 092 nga tefonia fixe

– 192 nga vala

– 922 nga ipko

– 080019999

– info@kosovopolice.com

– aplikacionin digjital ‘Lajmëro Policin’

Ndryshe, në 24 orët e fundit policia njofton se janë raportuar pesë raste të dhunës në familje. Dy nga këto raste kanë ndodhur në Mitrovicë, ndërsa nga një në Zveçan, Vushtrri dhe Pejë. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here