Aliu: 85 për qind më shumë fluturime në Aeroportin e Prishtinës, krahasuar me vitin e kaluar

0
84

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dhënë disa statistika duke thënë se Aeroporti i Prishtinës ka pasur rritje të madhe të fluturimeve.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës – Adem Jashari, ka një rritje prej 84% të trafikut ajror gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2022, e vetëm gjatë muajit Qershor, një numër prej 261,013 udhëtarë kanë udhëtuar nga dhe për në Aeroportin tonë, shifër kjo që tregon rritje prej 48% në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2021”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Aliu thotë se në gjysmën e parë të këtij viti nga dhe për në Aeroportin e Prishtinës kanë fluturuar mbi 1.3 milion udhëtarë.

“Për më shumë, mbi 1.3 milion udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari, gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2022”.

Ai thotë se rritje të fluturimeve ka pasur edhe në krahasim me periudhën e para pandemisë.

“Në krahasim me 6 mujorin e vitit 2021 kjo shifër tregon një rritje prej 83%, dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 para pandemisë rritja është 25%”, deklaroi tutje ministri i Infrastrukturës i cili ka prezantuar edhe disa grafikë./Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here