Balla me deputetin e Bundestagut: Kancelari është i qartë me procesin e Berlinit

0
80

schedule11:54 – 13 Korrik, 2022

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla është takuar sot në Tiranë me deputetin e Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviç. Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh optimist për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në javën e ardhshme.

Ai theksoi gjithashtu se kancelari gjerman, Olaf Scholz është i qartë për procesin e Berlinit dhe ka prioritet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, Balla nënvizoi se Ballkani i Hapur ka dhënë rezultate konkrete, pasi bazohet në parimet bazë të BE, atë të lëvizjes së lirë të mallrave.

“Në mënyrë që javën e ardhshme të jetë e mundur mbajtja e të dy konferencave ndërqeveritare e Shqipërinë dhe Maqedoninë. Kemi diskutuar për plotë çështhje. Ne vlerësojmë shumë procesin e Berlinit, si një proces që  ka ndikuar pozitivisht me rezultate konkrete. Në vlerësimin tonë Ballkani i Hapur është instrumenti i duhur që ka mundësuar që parimi themelor i BE të implementohet edhe në rajoni tonë si një instrument që ka dhënë rezultate konkrete.

Kancelari është shumë i qartë në vazhdimin e procesit të Berlinit. E ka në prioritet ecjen përpara në procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor. Gjej rastin ta falënderoj Adis Ahmetoviç për Kosvësn në Këshillin e Europës”, deklaroi Balla. g.v/abcnews.al

 


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here