Një burrë nga Velesi ka vdekur nga pickimi i grerëzave

0
82

Ditën e djeshme, ka ndërruar jetë S.L (60) nga Velesi nga pickimi i grerëzave, derisa ishte në vendin e tij të punës, në një kompani në Reçan. Menjëherë është kërkuar ndihma mjekësore nga Shërbimi i ndihmës së shpejtë.

“Thirrja është marrë në orën 11:05, personi kishte plagë nga pickimet në të gjithë trupin, duar, fytyrë. Ishte në komë, i është bërë terapia ampulare, është reanimuar dhe është transferuar në anesteziologji në spitalin e Velesit”, tha doktoresha Vasilka Panovska, shefe e Ndihmës së shpejtë në Veles.

Nga Spitali i Velesit kanë konfirmuar se kanë pranuar një rast të një personi në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Është sjellë një pacient në gjendje të rëndë shëndetësore, pa shenja jete. Është reanimuar, por pa sukses”, tha dr. Vesna Nikolova-Nedelkovska, zëdhënëse e Spitalit të Përgjithshëm të Velesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here