“S’mund t’i shmangemi thirrjes së shqiptarëve”, Hoxha: Ka një mënyrë për të bashkuar PD-në

0
146

schedule20:07 – 13 Korrik, 2022

Protesta e 7 korrikut e thirrur nga “Rithemelimi” ishte masive për nga pjesëmarrja. Mijëra qytetarë protestuan përballë kryeministrisë.

Deputeti i PD-së, Flamur Hoxha i ftuar në “Radari Informativ” në Abc me gazetaren Juli Xhokaxhi u shpreh se ka qenë gjithmonë pjesë e protestave.

Hoxha: Ne jemi pjesë e qëndrimit të një platforme bashkuese të PD-së. pas 25 prillit ne mbetëm në opozitë dhe pas kësaj ne nuk mund t;i shmangemi thirrjes së shqiptarëve për të qenë në ballë të protestave, pasi vetëm PD është parti e protestave. Ne duhet të ishim pak herët në protesta sepse tani jemi pak vonë.

Deputeti tha se nuk mund të mos mbështeste shpirtin opozitar që Kukësi ka treguar gjithmonë.  Hoxha tha se protesta ishte e vonuar dhe kjo bëri që rebelimi i shpirtit demokrat të sillte masivitet në atë protestë.

Hoxha: Ishte një protestë që kishte pjesëmarrje edhe të njerëzve që ishin larg politikës, ishin njerëz që i kishte ardhur shpirti në majë të hundës. Më kryesorja është qeveria e korruptuar, ka qenë e tillë. Të gjithë e kanë mendjen të ikin. Bizneset kanë hyrë në krizë, me përjashtim të bizneseve që marrin para nga buxheti i shtetit.

Ai solli në vëmendje krisje që ka pësuar PD-ja që pas vendimit të Lulzim Bashës për të larguar Berishën nga Grupi Parlamentar më 9 shtator 2021.

Hoxha: Në PD ka një problem madhor. Ata që nuk e shohin me realitet janë ata që kërkojnë të përfitojnë dhe ta mjelin si lopë PD. Ne kurrë nuk duhet të mendojmë që protesta është e PD-së apo e Sali Berishës. Ishin shumë njerëz dhe duhet të bëhen akoma më shumë. Por problemi është ku shkojmë ne me këtë parti të fragmentizuar. Nuk bëhet bashkimi duke thënë ne i kemi bërë të gjitha proceset dhe hajdeni te ne. në rastin aktual ne kemi dhënë një zgjidhje që është platforma e bashkimit. Ne kemi ndenjur gjithmonë në atë pozicion që mos krijojmë krisje.

Si zgjidhet kriza në PD në kushtet  e krijuara?

Hoxha: E vetmja zgjidhje është hapja e një procesi përbashkues në PD, një proces që mund të zgjasë por duhet të gjendet gjuha e bashkimit. Sot që flasim ne nuk bëjmë mbledhje të Grupit Parlamentar. /Abcnews.al/


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here