Deklarata e fortë e Pandeli Majkos: Prangat duhet të tringëllojnë në dyert e politikës

0
82

schedule16:28 – 14 Korrik, 2022

Ish-kryeministri Pandeli Majko u shpreh sot në Kuvend se Reforma në Drejtësi ka sot kundërshtar populizmit.

Majko tha se ka ardhur koha që prangat të tringëlloj në dyert e politikës.

“Ecuria e reformës nuk ka të bëjë vetëm me njerëz që burgos, por me ata që u jep drejtësi. Sot Shqipëria e vitit 2022 ka mbledhur mjaftueshëm probleme. Aktualisht Drejtësia krahas krimit dhe korrupsionit ka edhe një kundërshtar tjetër: populizmi dhe qëllimi i pashpallur i tij për çmontimin e shtetit ligjor. Populizmi di ta përdorë të vërtetën për të gënjyer. Vendosja e drejtësisë në Shqipëri është përballur me përfaqësuesit e politikës populiste. Sot institucionet e drejtësisë kanë nevojë për përkrahje pasi vendosja e drejtësisë është revolucioni i kohës sonë. Nëse ai nuk ndodh do të trokasë rebelizmi i populizmit dhe sistemi do të bjerë. Uroj të ndodhë e duhura”, tha Majko.

Sipas tij “bërja e gjësë së duhur jo gjithmonë të bën të ndihesh mirë. Prangat duhet të tringëllojnë në dyert e politikës dhe lidhjet e saj me krimin e organizuar. Shpresoj që kjo periudhë e sistemit të drejtësisë të mos mbajë emrin e maçokut pipo”. /abcnews.al

 


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here