Kosovarët t’i bëjnë “sytë katër”, mund të gjejnë vathin 83 mijë dollarë të reperit të famshëm (FOTO LAJM)

0
101

Më 11 korrik, reperi i njohur amerikan, DaBaby mbajti një koncert në një klubet e Prishtinës. Mirëpo, duket se jo gjithçka ka shkuar si duhet pasi ai ka njoftuar se i ka humbur një vath diamanti që kushton plot 83 mijë dollarë.

Përmes një postimi në InstaStory, 30-vjeçari ka treguar se një natë më herët ka humbur njërin nga dy vathët. Më tej, ai ka thënë se mund t’i ketë humbur në Greqi, Paris ose Kosovë, pasi këto janë vendet ku ai ka performuar javën e fundit.

“Dikush në Greqi, Paris ose Kosovë e ka parë vathin tim të diamantit”, ka shkruar DaBaby.

Kujtojmë që reperi është bërë i njohur për publikun shqiptarë për bashkëpunimin me Dua Lipën me këngën “Levitating”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here