Spasovski apelon për protestë paqësore

0
156

Ministri Oliver Spasovski apelon për protestë paqësore, e cila është paralajmëruar sot para Kuvendit.

“Edhe sot, si të gjitha ditët e kaluara që nga fillimi i protestave të paparalajmëruara, apeloj për praktikimin e një proteste paqësore në kuadër të dialogut.

Dialogu vazhdon në seancën e 80-të të Kuvendit, në të cilën do të flasë kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në të cilën do të jepet informacioni mbi përmbajtjen e Propozim kornizës për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian, propozuar nga ana e presidencës franceze më 30 qershor 2022.

Edhe pse as sonte dhe as protestat e ditëve të kaluara nuk u raportuan siç duhet, përkundër papërgjegjshmërisë së organizatorëve, bëj thirrje për vetëdije dhe përgjegjësi në veprime.

Vlerat europiane dhe sjelljet socio-kulturore nuk kanë qenë kurrë më të rëndësishme dhe vendimtare se tani – një moment kur proceset demokratike duhet të ecin pa probleme.

Të nderuar qytetarë, maqedonas, shqiptarë, serbë, turq, romë, vllehë, të gjithë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Ju siguroj se policia e Maqedonisë mbetet në nivelin e detyrës së saj në mbrojtjen e të drejtës së garantuar me Kushtetutë të qytetarëve për të protestuar dhe sigurisht sigurinë e institucioneve dhe qytetarëve, thotë Spasovski.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here