Trondit Berisha: 7 km rrugë në Tiranë kushtuan 210 milion euro, kryeqytetasit i paguajnë çdo ditë 80 mijë euro inceneratorit

0
88

schedule15:03 – 14 Korrik, 2022

Ish-kryeministri Berisha ka hedhur akuza të forta në lidhje me maxhorancën si edhe SPAK-un, i cili sipas tij nuk po heton politikanët e së majtës pavarësisht se abuzimet janë në kulm. Berisha përmendi skandalin e inceneratorëve duke theksuar se shteti shqiptar i paguan 80 mijë euro çdo ditë vetëm inceneratorit të Tiranës edhe pse pronarët e kompanisë janë në kërkim.

Ish-kryeministri përmendi edhe rrugën Ibë-Farkë, e cila sipas tij ka kushtaur 210 milion euro.

Çfarë ndodh me këtë drejtësi? A e dini ju që në aferën e djegësve Erion Veliaj vazhdon sikur s’ka ndodhur gjë dhe çdo ditë disbursohen nga paratë tuaja 80 mijë euro për këta hajdutë? Çfarë bën kjo drejtësi? Cila drejtësi është kjo? A e dini ju se 7 km rrugë nga Iba në Farkë kanë kushtuar 210 milionë euro? Ka kushtuar 30 milionë euro km. Ka shkuar 40% më shtrenjtë se kilometri në tunelin e Kalimashit. 100% më shtrenjtë se km në tunelin e Krrabës. Hetojnë këta…Prandaj këta u thurin lavde këtu dhe i duartrokasin”, tha Berisha. /abcnews.al


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here