Von der Leyen: Tani është koha që Maqedonia e Veriut të bëjë lëvizjen vendimtare përpara

0
78

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka mbërritur sot në aeroportin e Shkupit, ku është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Von Der Leyen duhet të takohet edhe me presidentin Pendarovski, kryeministrin Kovaçevski, kryeparlamentarin Xhaferi, pas së cilave do t’i drejtohet Kuvendit.

“Më vjen mirë që jam në Shkup. Maqedonia e Veriut është një partner real dhe i besueshëm. Populli i vendit ka treguar përkushtimin e tij ndaj vlerave evropiane. Ata meritojnë të shohin vendin e tyre duke përparuar drejt anëtarësimit. Tani është koha që Maqedonia e Veriut të bëjë lëvizjen vendimtare përpara”, ka shkruar Von Der Leyen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here