Kush janë përzgjedhësit më të paguar që do të jenë në Kupën e Botës “Katar 2022”?

0
74

Kupa e Botës në Katar fillon më 21 nëntor dhe do të përfundojë me finalen më 18 dhjetor – saktësisht një javë para ditës së Krishtlindjes.

Në Kupën e Botës do të jenë të pranishëm 32 shtete përpara se gara të kalojë në një format me 48 shtete në vitin 2026.

Argjentina dhe Brazili kanë skuadra të fuqishme dhe pritet të jenë favorite në turne, sikurse edhe Franca, Gjermania, Anglia, Portugalia dhe Holanda.

Duke parë vendet që janë favoritë, edhe trajnerët e tyre janë më të njohurit dhe më të paguarit në Katar.

Finance Football ka zbuluar pagat vjetore të 10 trajnerëve me fitime më të larta që shkojnë në Kupën e Botës.


Renditja

10. Murat Yakin – Zvicër – 1.65 milionë euro

9. Fernando Santos – Portugali – 2.24 milionë euro

8. Felix Sanchez Bas – Katar – 2.35 milionë euro

Fèlix Sánchez, champion in the Asia Cup with Barça DNA

7. Lionel Scaloni – Argjentinë – 2.6 milionë euro

6. Gerardo Martino – Meksikë – 2.95 milionë euro

5. Louis van Gaal – Holandë – 2.95 milionë euro

4. Tite – Brazil – 3.53 milionë euro

3. Didier Deschamps – Francë – 3.76 milionë euro

2. Gareth Southgate – Angli – 5.76 milionë euro

1.Hansi Flick – Gjermani – 6.5 milionë euro


/Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here