“Në Angli Koulibaly nuk do të jetë aq vendimtar sa në Itali”

0
74

schedule22:44 – 16 Korrik, 2022

Kalidou Koulibaly është zyrtarisht futbollist i Chelsea me londinezët që kanë njoftuar blerjen e tij nga Napoli për 40 milionë euro.

Lëvizja e mbrojtësit senegalez në Angli u përmend nga ish-trajneri i tij te, Rafa Benitez, i cili shprehu dyshimet e tij nëse Koulibaly do të jetë në gjendje të performojë në Premier League, ashtu siç performoi në Serinë A.

“Sigurisht, ai është një shtesë shumë e mirë për Chelsean. Por ka disa dobësi. Ai mund të humbasë përqendrimin e tij sepse është shumë i sigurt në vetvete. Megjithatë, ai ishte vendimtar te Napoli dhe ishte mbrojtësi më i mirë në Itali sezonin e kaluar.Këtë vit ai do të luajë për herë të parë në Premier League dhe mund të jetë i vlefshëm për Tuchel. Ai duket si Rudiger. Në Itali bëri mirë sepse është shumë i shpejtë, por dyshoj nëse do të jetë aq vendimtar në një ligë si Premier League. Loja ajrore, për shembull, nuk është pika e tij e fortë, por në Itali mund t’ia dalësh pa të. Jo në Angli. Do të jetë interesante të shihet nëse ai do të zhvillohet duke luajtur në Premier League”, tha tekniku spanjoll. /abcnews.al/

Benitez ka komentuar transferimin e Koulibaly te Chelsea


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here