Bujar Osmani: Nga e marta do të fillojnë të numërohen ditët deri në anëtarësimin e vendit në BE

0
77

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmanit gjatë ditës së sotme ka prezantuar protokollin e nënshkruar në Bullgari.

Ai tha se të martën jo vetëm që fillojnë bisedimet do të do të ketë konferencë, por të njëjtën ditë pas ditë fillon edhe procesi i skriningut.
“Të martën ekspertë të BE-së, do të hyjnë në institucionet tona, nga e marta do të fillojnë të numërohen ditët deri në anëtarësimin e vendit”, tha Osmani.

Ai tha se pas vetos bullgare nuk kanë mundur të fitojnë gjithçka por, siç tha, janë fituar tre pozicione të rëndësishme.

“Kemi fituar gjuhë të pastër, çështjet historike të mos jenë kusht për fillimin e bisedimeve dhe ato të fillojnë menjëherë, ndërsa Bullgaria fiton mbajtjen e konferencës së dytë pas ndryshimeve kushtetuese”, tha Osmani.

Sipas tij, më lehtë do të zgjidhen paqartësitë me Sofjen përderisa do të jemi pjesë e procesit në BE, se sa jashtë saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here