Gjithçka është “OK” mes Arsenalit dhe Cityt, mungon vetëm zyrtarizimi për Zinchenkos

0
77

schedule22:40 – 18 Korrik, 2022

Është arritur marrëveshja mes Manchester Cityt dhe Arsenal për Olelsandr Zinchenkos.

Mbrojtësi ukrainas mund të quhet tashmë lojtari më i ri i “Topçinjve”, pasi mes palëve është arritur marrëveshja përfundimtare për transferimin e tij në Londër.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur, Fabrizio Romano, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka theksuar se ky transferim i ka kushtuar Arsenalit plot 35 milionë euro.

“Oleksandr Zinchenko në Arsenal, ja ku po shkojmë. Marrëveshja e plotë në fuqi nga e premtja me City për tarifën e garantuar prej 30 milionë funteve (35 milionë euro)”.

“Edhe kushtet personale janë arritur me lojtarin i cili gjithmonë ka qenë i etur për t’u ribashkuar me Artetan”, ka shkruar Romano.

Tanimë ka marrëveshje totale si me Cityn ashtu edhe me lojtarin dhe vetëm pritet zyrtarizimi i marrëveshjes. Zinchenko do të jetë një armë shtesë për Artetan në repartin mbrojtës.

/f.a/abcnews.al


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here