Martohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck – Abc News

0
93

schedule21:39 – 17 Korrik, 2022

Çifti i njohur, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë martuar larg kamerave.

Sipas të dhënave të gjykatës, të siguruara nga TMZ-ja, çifti mori një licencë martese në Clark County, e cila u përpunua të shtunën, më 16 korrik.

Në të janë edhe emrat e tyre ligjorë të çiftit, Benjamin Geza Affleck dhe Jennifer Lynn Lopez.

Disa ditë më parë, dyshja janë kapur nga paparacët gjatë shëtitjes së tyre në Beverly Hills. Çifti kanë tërhequr vëmendje me thjeshtësinë e tyre, por edhe për dashurinë. Jennifer dhe Ben u panë teksa hynë në një dyqan të famshëm makinash për të bërë kërkimin e tyre për një blerje të re./abcnews.al


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here