Mot me diell me erë mesatare veriore

0
131

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare e cila do të jetë më intensive në verilindje. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 29 deri 36 gradë. Indeksi UV është 8.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë deri në mesatare veriore. Temperatura maksimale do të mbërrijë 34 gradë.

Moti nesër do të jetë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Në orët e pasdites në pjesët juglindore do të ketë kushte për  paraqitjen e shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 22 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 30 deri 39 gradë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here