LSDM: Sot vendlindja jonë fillon negociatat me BE-në, urime të gjithë qytetarëve

0
82

Pas 17 vitesh pritje, sot vendlindja jonë fillon negociatat e anëtarësimit me BE-në! Kjo është një ditë historike dhe një sukses i ri i madh për të gjithë qytetarët tanë, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Kryetari i LSDM-së dhe kryeministër, Dimitar Kovaçevski e udhëheq delegacionin qeveritar të Maqedonisë në Bruksel, i cili do të marrë pjesë në konferencën e parë ndërqeveritare në Këshillin e BE-së. Këshilli i Bashkimit Evropian dje i dha dritën jeshile Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe negociatat zyrtare për anëtarësim të plotë fillojnë pikërisht me konferencën e sotme ndërqeveritare.Ajo që është veçanërisht e rëndësishme për popullin maqedonas është që ne të fillojmë negociatat me BE-në si maqedonas, me gjuhë, identitet, histori, kulturë dhe veçanti maqedonase të mbrojtur.

Urime të gjithë qytetarëve! E ardhmja e Maqedonisë është evropiane!”, thonë nga LSDM.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here