Michel: Uroj Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për arritjen e shumëpritur, tani iu pret një punë e madhe

0
72

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, përshëndeti fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë me BE-në.

Më në fund kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara në hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në Bruksel u mbajtën konferenca ndërqeveritare në nivel ministror për të zbatuar vendimin e Këshillit Evropian të Marsit 2020 për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Përgëzoj autoritetet dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për këtë arritje të shumëpritur.

E kuptoj që rruga deri në këtë pikë është e gjatë dhe sfiduese. Siç e pashë drejtpërdrejt, debati ishte veçanërisht intensiv në Maqedoninë e Veriut, por përfundimisht çoi në një votim pozitiv në parlamentin kombëtar, sot vendi juaj po bën hapin e parë vendimtar në rrugën e negociatave me Bashkimin Evropian. Siç thashë në Shkup disa ditë më parë, Maqedonia e Veriut mund të llogarisë në mbështetjen time të plotë në këtë udhëtim. Vendi ka ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe e di se qytetarët atje janë të përkushtuar për të ardhmen tonë të përbashkët në BE”, tha Michel.

Ai sqaroi se integrimi në BE, avancon vlerat e përbashkëta mes shteteve, duke theksuar se dy vendet, tanimë i pret një punë e madhe.

Tani do të fillojë procesi i shqyrtimit, jo vetëm shqyrtimi i përditësuar shpjegues. Negociatorët tanë, në Shkup, Tiranë dhe Bruksel, në këtë fazë vendimtare i pret punë e vështirë, një punë e madhe. Në muajt e ardhshëm, kjo do të ndërtojë një bazë solide për hapjen e grupeve të kapitujve të negociatave.

Paralelisht, BE-ja do të fokusohet në rigjallërimin e procesit të zgjerimit. Në takimin e liderëve BE-Ballkani Perëndimor dhe në Këshillin Evropian të qershorit, vendosëm të sjellim një dinamikë të re dhe një vendosmëri të re për të ecur përpara së bashku. Gjithashtu, ne do të avancojmë integrimin gradual të BE-së dhe rajonit, tashmë gjatë procesit të zgjerimit. Ballkani Perëndimor i përket BE-së dhe ne duhet ta realizojmë atë. E ardhmja jonë është së bashku dhe e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e begatë dhe më e sigurt, ndërsa ne avancojmë projektin tonë të vlerave të përbashkëta”, tha Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Kujtojmë se konferenca ndërqeveritare e mbajtur sot në Bruksel, erdhi pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, miratoi me 68 vota PRO, propozimin francez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here