Nisja e negociatave, Basha: Tani të përmbushen kriteret, nga lufta kundër krimit të organizuar te liria e medias

0
69

schedule15:30 – 19 Korrik, 2022

Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një reagim në mediat e tij sociale pas mbajtjes së Konferencës së Parë Qeveritare në Bruksel. Basha shprehet se vendimi i sotëm për nisjen e negociatave të integrimit është një hap që do të mbështesë vendin drejt plotësimit të ëndrrës evropiane, por shton se tashmë duhen përmbushur edhe detyrimet.

Basha kujton se është koha për të përmbushur kriteret në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, çlirimin e ekonomisë nga monopolet dhe oligarkia e deri tek garantimi i votës së lirë për qytetarët e liria e mediave.

Lulzim Basha në Twitter

“Vendimi i BE për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë është një hap që do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt plotësimit të një ëndrre që e ndajnë të gjithë shqiptarët, anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Hapi i sotëm është edhe një detyrim nga i cili nuk mund te ikë askush, për të përmbushur kriteret në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimit të reformës në drejtësi, çlirimin e ekonomisë nga monopolet dhe nga oligarkia, konkurencën e lirë si parakusht i zhvillimit ekonomik që krijon vende pune, reformën në administratën publike, respektimin e lirive dhe të drejtave të nëpërkëmbura të qytetarëve, lirinë e medias e mbi të gjitha garantimin e votës së lirë për shqiptarët. Kjo është e vetmja rrugë për ta bërë shqipërinë si Evropa.”   /abcnews.al/

Vijon…


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here