Osmani uron RMV-në dhe Shqipërinë, i kërkon BE-së liberalizimin e vizave për Kosovën

0
153

Në rastin e hapjes zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Evropian, ka uruar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani tha se në këto kohëra përcaktuese, përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet “demokratike” të Ballkanit Perëndimor është çështje e domosdoshme.

“Ne u bëjmë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që në mënyrë urgjente të ofrojnë vendimit tashmë të vonuar për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Vjosa Osmani në llogarinë e saj në Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here