Presidenti i Interit, Zhang, rrezikon të humbasë 250 milionë euro

0
86

South China Morning Post e Hong Kongut raportoi sot se presidenti i Interit, Steven Zhang ka humbur një çështje gjyqësore kundër kreditorëve dhe tani është përgjegjës për 250 milionë euro.

Numri një i Interit do të paditet nga kreditorët në gushtë për të rikuperuar 250 milionë euro kredi dhe një detyrim që ai kishte garantuar në vitin 2020.

Zhang bëri një deklaratë të paqartë duke thënë se ia kanë falsifikuar nënshkrimin.

“Duket se disa nga stafi i përfshirë në projekt që kishin marrëdhënie me Bankën mund të kenë falsifikuar firmën time për të nënshkruar në emër të Great Matrix dhe në emrin tim për të ndihmuar me rifinancimin”.

Për të provuar këtë deklaratë, gjatë seancës gjyqësore u kërkua një ekspertizë për firmën e Zhang në dokumente dhe sipas këtij raporti 5 nga 6 nënshkrimet e marrëveshjes ishin bërë nga vetë Zhang, ndërsa e gjashta ishte shtuar në një kopje elektronike.

Zhang po përballet ende me probleme të tjera; China Construction Bank ka ngritur një padi civile në Milano , duke i kërkuar gjykatës lokale të shfuqizojë një heqje pagash të shkurtit 2019 për Zhang në rolin e tij si president i Interit, gjë që do të ndihmonte kreditorët në përpjekjen e tyre për të rikuperuar asetet e tyre.

/Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here