Roma pritet ta kompletoj transferimin e Frattesit, të martën takimi i ri me Sassuolon

0
80

Davide Frattesi vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Romës për repartin e mesfushës.

Edhe pse javë më parë dukej gjithçka e kryer, marrëveshja mes palëve është bllokuar dhe Sassuolo nuk po zbret nga kërkesat e saj për mesfushorin.

Roma ka marrëveshje personale me lojtarin i cili ka pranuar kushtet e kontratës e cila e mbanë atë në Olimpico deri në verën e vitit 2027.

Vet futbollisti i ka bërë të qartë drejtuesve të Sassuolos se dëshiron rikthimin te Roma dhe u ka kërkuar atyre të gjejnë një marrëveshje me Giallorosët.

Kryeqytetasit italian e mbajnë 30 për qind të kartonit të lojtarit derisa Sassuolo e vlerëson 30 milionë euro reprezentuesin e Italisë.

Roma i ka ofruar deri më tani 17,5 milionë euro plus shërbimet e të riut Cristian Volpato, derisa Sassuolo vazhdon të kërkojë disa milionë euro më shumë.

Calciomercato ka raportuar se të martën do të ketë një takim të ri mes drejtuesve të dy klubeve ku pritet të arrihet një marrëveshje që do ta rikthente Frattesin në Olimpico. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here