Janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

0
86

Qeveria nënshkroi dokumentet që do të zbatojnë dy fazat për lidhjen hekurudhore me Bullgarinë. Investimi “peshon” 200 milionë euro. Një pjesë e tij është një grant nga BERZH dhe një pjesë janë fonde nga Fondi Evropian i Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Ministrat përkatës premtuan se nuk do të lejojnë që ndërtimi të jetë vetëm në letër, madje do të jenë shumë më shpesh në terren. Kreu i Ndërmarrjes publike “Hekurudhat” tha se janë plotësuar të gjitha kushtet – kemi para, shpronësimi është zgjidhur dhe kontraktorët janë seriozë dhe të përkushtuar ndaj sfidës që përfundimisht të përfundojë Korridori 8.

Dy seksionet janë të gjata 65 kilometra dhe duhet të përfundojnë përkatësisht në 2024 dhe 2025. Gjithashtu, do të rehabilitohet edhe pjesa nga Nogaevci deri në Negotinë nga Korridori 10, në gjatësi 31 kilometra, e cila, siç tha Qeveria, do të zgjasë 6 muaj. Ministri i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit siguron se afatet nuk do të tejkalohen.

Për pjesën nga Kriva Pallanka deri në Deve Bair është marrë konfirmimi se shteti do të marrë grant prej 155 milionë euro, por nuk ka njoftim se kur do të shpallet tender për kompaninë që do ta ndërtojë.

Për tre dekada, hekurudha drejt Bullgarisë është një nga projektet më të premtuara të infrastrukturës që ende nuk janë bërë realitet. Por jo vetëm vendi, por edhe pala bullgare po vonon projektet e ndërtimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here