KRRE do të vendosë për çmimin e derivateve të naftës

0
82

Komisioni Rregullator për Energjetikë sot do të marrë vendim të ri për çmimin e derivateve të naftës.

“Janë plotësuar parakushtet”, deklaroi zëdhënësja e KRRE-së, Marina Uzunov.

Dje, KRRE e uli çmimin e Eurosuper BS-95 për 2,5 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 për 2 denarë. Çmimi i dizelit dhe i mazutit  ka mbetur i pandryshuar.

Sipas çmimeve të fundit EUROSUPER BS-95 kushton 98,50 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 shitet me çmim prej 101 denarë. Çmimi i dizelit është 100 denarë për litër. I pandryshuar mbetet çmimi i mazutit – 50,044 denarë për kilogram.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here