Yll Limani dhe Ledri publikojnë “Tonat”

0
120

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej ditësh, Yll Limani dhe Ledri kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Tonat” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është ritmike-verore e zhanrit pop.

Kënga është produkt i kompanisë Panda Music, vijën melodike dhe tekstin e së cilës e kanë realizuar: Tonic dhe Denk, Yll Limani dhe Ledri.

Ledri Vula dhe Yll Limani (Foto: Telegrafi)

“Tonat” është vizualizuar edhe me një klip me skena verore, i cili i përshtatet mjaft mirë tematikës që kënga trajton.

Ana vizuale i është besuar produksionit nga Prishtina, Entermedia.

Yll Limani njëherësh është duke shijuar edhe suksesin e bashkëpunimit me Noizyn, “Alook” dhe në anën tjetër Ledri ka publikuar gjithashtu një bashkëpunim me Melindën të titulluar “A m’ke dasht”. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here