Në Maqedoni shpërthejnë disa zjarre, shumë zona në rrezik

0
135

Me ngritjen e temperaturave të larta në vendin tonë kanë filluar të paraqiten dhe zjarre të shumta në pyjet e Maqedonisë së Veriut. Nga institucionet shtetërore bëjnë thirrje deri te qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos lëvizin në pyje, pasi rreziku nga shpërndarja e zjarrit është i madh.

Së fundmi zjarr ka marr një pyll i përzier me ahu dhe dushku ndërmjet fshatrave Mitrasinci dhe Budinarci të Berovës, por edhe bar i thatë dhe pyll në malin mes fshatrave Razlloci dhe Trbotivishtë të Dellçevës. Komandanti i Zjarrfikësve të Berovës, Sashko Rumenkovski, ka thënë se zjarri në Berovë po përhapet për shkak të erës, ndërsa në terren janë zjarrfikësit dhe punëtorët e NP “Pyjet e Maqedonisë”.

Zëdhënësja e Komunës së Dellçevës, Daniela Takeva, thotë se sipas informacioneve fillestare, në Dellçevë është prekur një sipërfaqe prej dy deri tre hektarësh me pyll dhe bar të thatë.

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), Sojançe Angellov, ka deklaruar se nëse ka kushte, helikopteri do të intervenojë dhe do të hedhë ujë mbi zonat e djegura.

“Herët në mëngjes kemi dërguar helikopterin për të ndalur zjarrin në këtë rajon. Zjarrin tani e kemi futur në kontroll. Falënderojmë punëtorët e guximshëm të zonës së zjarrfikësve në Berovë, Vinicës, Koçan, Radovish, Strumicë dhe zjarrfikësit nga Qendra për Menaxhimin e Krizave, të cilët me makina speciale kundër zjarrit ndihmuan të kenë qasje më të lehtë zjarrfikësit në këtë terren të vështirë”, tha Angellov.

Ndryshe edhe gjatë vitit të kaluar në këtë pjesë të Maqedonisë së Veriut, pati zjarre të mëdha pyjore që shkaktuan shkatërrime. Zjarrfikësit nga disa vende erdhën në shpëtim. Ndihmuan sllovenët, austriakët, bullgarët, serbët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here