Zyrtare/ Aro Muric prezantohet te Burnley: Jam i lumtur, mezi pres të filloj

0
79

schedule18:55 – 22 Korrik, 2022

Tashmë edhe zyrtarisht, Aro Muric është futbollisti më i ri i Burnleyt.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku njoftohet se palët kanë firmosur një kontratë 4-vjeçare.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, mezi pres të takoj bashkëlojtarët e mi të rinj tani dhe të filloj stërvitjen.

Unë jam 23 vjeç tani, kështu që ndjej se është koha e duhur për të vazhduar më tej dhe po pres me padurim sezonin e ri”, ka deklaruar portieri i Kosovës.

Burnley nuk e ka zbuluar çmimin e paguar për Muricin, por besohet se kjo lëvizje është realizuar për 2.5 milionë funte.

/f.a/abcnews.al


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here