“Bajram Curri, ndër qytetet më të mira në Shqipëri”, kryebashkiakët çuditen dhe qeshin me deklaratën e Rexhë Byberit

0
92

schedule11:20 – 23 Korrik, 2022

Prej dy ditësh tashmë kryebashkiakët e Shqipërisë, të gjithë të PS-së për shkak të bojkotit të zgjedhjeve lokale të nga PD, janë duke prezantuar punët e bëra si edhe projektet.

Secili prej tyre flet me superlativa për punën e bërë si edhe zonën që drejtojnë por duket se vetëbesimi i Rexhë Byberit të Bajram Currit ia kalon të gjithëve.

Byberi tha se në Bajram Curr ka mbetur pa u rikonstruktuar vetëm një lagje, ajo “Dardania” dhe pasi të mbarojë rikonstruksioni i saj, Bajram Curri do të bëhet një ndër qytetet më të mira në Shqipëri.

Kjo deklaratë e guximshme nuk ka kaluar pa vëmendje edhe nga kolegët e tjerë të bashkive të veriut, ku Ndrec Dedaj i Rrëshenit buzëqesh, Pjerin Ndreu çuditet, ndërsa Majlinda Cara e Kurbinit kthen kokën si për të vërtetuar nëse e kishte dëgjuar mirë. I vetmi që nuk reagoi ndaj kësaj deklarate të bujshme ishte Safet Gjici i Kukësit. /abcnews.al


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here