Në atë që do të ishte ditëlindja e 50-të, regjisorja Vjosa Berisha përkujtohet nga bashkëshorti dhe djali

0
92

Regjisorja e njohur, Vjosa Berisha, ndërroi jetë rreth një muaj më parë më 23 qershor 2022.

Ajo ishte diagnostikuar prej më shumë se një viti me kancer në vezore, gjersa së fundmi po trajtohej në një spital në Londër.

E njëjta sot më 23 korrik do të festonte ditëlindjen e 50-të dhe me këtë rast është përkujtuar nga familjarët e miqtë.

Ka qenë bashkëshorti i saj, producenti Fatos Berisha, që ka shpërndarë një fotografi për të përkujtuar gruan.

“Ota sot ka ditëlindjen”, shkroi ai.

Në anën tjetër, një dedikim në këtë ditë nuk mungoi as nga djali i saj, Lekë Berisha.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai publikoi një mesazh të fundit që mori nga e ëma ku thuhej: “Më mungon dhe ti gjithashtu”.

“Derisa të takohemi sërish”, shkroi poshtë postimit Leka.

Foto: Screenshot/Instagram

Vjosa ka lënë pas bashkëshortin, me të cilin ka vetëm një djalë – Lekën. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here