Kolona të gjata të automjeteve në pikat kufitare Merdare e Dheu i Bardhë, pritjet deri në dy orë

0
176

Me kolona të gjata të automjeteve dhe pritje të shumëta, kanë filluar të përballen bashkatdhetarët të cilët po vijnë për pushime në Kosovë.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimi Kufitar në orët e pasdites së sotme (e diele) ka kolona e pritje në pothuajse të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë, shkruan Telegrafi.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë.

Në hyrje të pikës kufitare në Merdare pritjet nga 40-50 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve është deri në 400 metra.

Kurse në  hyrje të pikës tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet deri në 2 orë, ndërkaq kolona e automjeteve është deri në 450 metra.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet e tjera fqinje nuk ka pritje të gjata.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here