Mbrojtësi i kombëtares në radarët e Fiorentinës, shikohet si zëvendësuesi i Milenkovic

0
117

schedule19:25 – 24 Korrik, 2022

Fiorentina mendon seriozisht për transferimin e mbrojtësit të kombëtares shqiptare. Marash Kumbulla shikohet se skuadra vjollcë si zëvendësuesi ideal i Nikola Milenkovic, i cili me shumë gjasa do të largohet drejt Interit.

Mbrojtësi shqiptar është në kontratë me Romën, por nuk ka gjetur mjaftueshëm hapësira nën urdhrat e Mourinhos. Kumbulla po shqyrton mundësinë për t’u larguar, ndërsa Fiorentina nuk është i vetmi klub i interesuar.

Së bashku me ekipin e Italianos, shërbimet e Marash Kumbullës po i kërkon me ngul edhe ish-tekniku i tij Ivan Juric. Ky i fundit është në krye të stolit të Torinos dhe një nga objektivat për të zëvendësuar Gleison Bremer është Marash Kumbulla. /f.a/abcnews.al


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here