Pedri i uron ‘mirëseardhje’ Tchouamenin në El Clasico me një driblim mjeshtëror mes këmbëve, momenti bëhet viral

0
83

Mesfushori i Barcelonës, Pedri është përkujdesur t’i dhurojë një mirëseardhje jo fortë të këndshme transferimit të ri të Real Madridit, Aurelien Tchouameni.

Gjigantët spanjollë u përballën në Las Vegas në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe ishte Barcelona ajo që doli fituese me rezultat 1-0.

Fitorja e klubit Blaugrana erdhi falë një supergol të Raphinhas nga distanca në minutën e 27-të.

Në këtë ndeshje pati edhe shumë debutime në El Clasico, por për disa ishte ‘debutim i hidhur’.

I tillë ishte mesfushori i ri francez, Tchouameni, i cili erdhi këtë verë nga Monaco për një shifër rreth 100 milionë euro së bashku me bonuse.

Tchouameni luajti titullar në mesfushë, por në një moment pati një turpërim nga kundërshtari i tij Pedri.

Pedri u përkujdes t’ia dhuroj një mirëseardhje jo fortë të këndshme, pasi e dribloi mjeshtërisht duke ia futur topin mes këmbëve.

Momenti i driblimit është bërë viral tashmë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here