Alarm për bombë, artisti shqiptar ndërpret koncertin – Abc News

0
189

schedule13:10 – 25 Korrik, 2022

Festivali ndërkombëtar i operës, “Ramë Lahaj International Opera Festival”, i tenorit të njohur Ramë Lahaj, është është ndërprerë për disa minuta për shkak të një alarmi për bombë.

Fatmirësisht, koncerti ka nisur sërish mbrëmjen e djeshme pas kontrolleve nga Policia e Shtetit, e cila zbuloi se alarmi ishte fals.

“Rreth orës 19:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./abcnews.al


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here