Arijan Ademi në mesin e lojtarëve të më vlefshëm në ligën e Kroacisë

0
72

Arijan Ademi është në mesin e lojtarëve më të vlefshëm në Superligën e Kroacisë.

Trasnfermarkt, një faqe interneti e njohur që merret me vlerësimin e lojtarëve në tregun e futbollit, renditi deri në shtatë nga radhët e kampionit aktual, Dinamo Zagrebit, në mesin e dhjetë lojtarëve më të vlefshëm të ligës kroate.

Luka Ivanusec është lojtari me vlerën më të madhe në ligën e Kroacisë, i cili vlerësohet në 12.5 milionë euro.

Dominimin e tij dhe bashkëlojtarëve në top 10 e thyejnë vetëm tre rivalë. I pari është asi i Hajdukut dhe lojtari dhe golashënuesi më i mirë i ligës nga sezoni i kaluar, Marko Livaja, i cili vlen 7.5 milionë euro dhe bashkë me të, në mesin e “jo-dinamistëve” në listë janë edhe shoku i tij i skuadrës Filip Krovinoviç dhe Lukas Kaçavenda, ylli i ri i Lokomotives, i cili aktualisht po rikuperohet nga një lëndim i rëndë, gjunjë.

Ndërsa, Ademi është i gjashti në listën e lojtarëve më të vlefshëm në ligën e Kroacisë, ku vlera e tij kap shifrën e 6.5 milionë eurove. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here