Asllani bën me “dhimbje koke” Inzagin, trajneri detyrohet të ndryshojë skemën

0
92

schedule15:45 – 25 Korrik, 2022

Kristjan Asllani është padiskutim lojtari më i diskutuar i momentit në Itali. Firmosja me Interin dhe paraqitjet e mira të treguara nga mesfushori i kombëtares në miqësore ka bërë që 20-vjeçari të jetë në qendër të mediave.

Menjëherë ish-lojtari i Empolit ka fituar zemrat e tifozëve zikaltër, i cili ka mbërritur në “San Siro” për të zëvendësuar Brozovic, por duke parë nivelin e treguar deri tani, do të jetë e pamundur që Inzagi të lërë një element të tillë në stol deri në momentin kur të dëmtohet kroati.

Për këtë arsye është duke u menduar plani që të përfshijë Brozovic dhe Asllanin në formacionin startues. “Gazzetta dello Sport” ka hedhur hipotezën e saj se Inzagi mund të heq dorë nga 3-5-2, për të kaluar më tepër te një 4-3-1-2.

Asllani-Barrela do të jenë në krahë, ndërsa Brozovic do të mbajë qendrën e mesfushës. Ndërkohë Calhangolu ose Mikihtarian do të vendoset para dy sulmuesve. Në këtë mënyrë trajneri i Interit luan me Brozovic dhe Asllanin, por nga ana tjetër do t’i duhet që të sakrifikojë një mbrojtës. /f.a/abcnews.al


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here