Deri të mërkurën mot shumë i nxehtë, kategoritë e rrezikuara të qytetarëve lirohen nga puna

0
78

Deri të mërkurën zona e vendit tonë do të vijojë të jetë nën ndikimin e valës së të nxehtit me temperatura të larta të mëngjesit dhe ditës. Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare dhe me temperatura maksimale deri në 40 gradë, njofton HMRC.

Niveli i portokalltë i rrezikut nga temperaturat e larta do të mbetet aktiv në të gjithë territorin.

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria të premten ka ndryshuar Vendimin lidhur me rekomandimet që kanë të bëjnë me temperaturat e larta të miratuara të mërkurën, me të cilin rekomandimi për lirimin nga obligimet e punës të kategorive të rrezikuara të qytetarëve, përfshirë gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, është zgjatur deri më 27 korrik. Siç thuhet në njoftimin e qeverisë, nga ky vendim përjashtohen të sëmurët kronikë.

– Sipas informacioneve të marra nga Administrata për Çështje Hidrometeorologjike, se në këtë vend temperatura të larta priten edhe në ditët pas 24 korrikut, Qeveria ka marrë vendim për ndryshimin e konkluzionit të seancës së kaluar, i cili i referohej përjashtimit të kategori të caktuara personash nga detyrat e punës nga data 21 deri më 24 korrik 2022, me shtyrje të këtij afati deri më 27 korrik 2022. Rekomandimi për lirim nga detyrimet e punës në periudhën deri më 27 korrik i referohet grupeve të rrezikuara të qytetarëve, përfshirë gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Sipas këtij vendimi, në kopshte rekomandohet të mos ushtrohet aktivitet fizik në natyrë dhe të mos nxirren fëmijët jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Rekomandimet vlejnë edhe për njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqin e Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, për ofrimin e ndihmës për personat e vetmuar, të moshuar, të dobët dhe të pastrehë në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit.

Gjithashtu rekomandohet që punëdhënësit të respektojnë detyrimet ligjore në lidhje me disa procese teknologjike dhe prodhuese, të cilat paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve.

Qeveria i bëri apel publikut dhe qytetarëve që të lëvizin me kujdes në pyje dhe të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarr në hapësirë ​​të hapur.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here