Mickoski në konsultime me Nikola Gruevskin në Budimpeshtë?!

0
89

Lideri i VMRO DPME-së, Hristijan Mickoski sëbashku me nënkryetarin e tij Aleksandar Nikollovski po qëndrojnë sot për vizitë në Budimpeshtë, kryeqytetin e Hungarisë ku kanë zhvilluar takim me kryeministrin Viktor Orban.

Duke e pasur parasysh se ish lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski tashmë një kohë të gjatë është strehuar atje duke marrë edhe statusin e azilantit, parashtrohet pyetja se mos vallë Mickoski ka shkuar në Budimpeshtë për tu konsultuar me shefin e tij, pas të gjitha zhvillimeve që nuk shkuan në favor të politikave të tij të dezorientimit të vendit nga rruga europiane.

Shumë media tashmë kanë publikuar spekulimet lidhur me realizimin e një takimi mes Gruevskit dhe Mickoskit duke potencuar se një vizitë e tillë në Hungari nuk mund të llogaritet si koincidencë, veçanërisht duke parë pashkëputshmërinë ideologjike të VMRO-së së atëhershme të kryesuar nga Gruevski dhe kësaj të tanishmes të drejtuar nga Mickoski.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here