“Ballkani i Hapur”, zgjidhje për krizën energjetike e ushqimore

0
59

Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia bashkërisht sigurojnë ushqime dhe energji elektrike për qytetarët e saj në prag të dimrit, i cili sipas autoriteteve do të jetë teje i rëndë.

Në ditën e dytë të takimit të “Ballkanit të Hapur” që mbahet në Tiranë ka vazhduar puna e grupeve ndërqeveritare dhe odave ekonomike të vendeve anëtare të nismës, duke e vendosur theksin te menaxhimi dhe reagimi i shpejtë ndaj katastrofave dhe fatkeqësive, mungesës së ushqimeve dhe krizës energjetike.

Qeveria e Shkupit ka njoftuar se në kushte të krizës botërore ekonomike dhe energjetike, lidhja rajonale me qëllim me qëllim të sigurimit të stabilitetit energjetik është fokusi më i madh. Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Serbia thonë se prioritet i përbashkët është lidhja rajonale energjetike, rritja e kapaciteteve energjetike si dhe furnizim i qëndrueshëm me energjensë.

Tre vendet u pajtuan se sigurimi i ushqimit në kushte të krizës botërore, paraqet sfidë dhe prioritet për shkak Shkupi, Tirana e Beogradi krijojnë mekanizëm për t’u ndihmuar mes vete.

Ndërkohë në organizim të ministres shqiptare të Bujqësisë Frida Krifca, në Tiranë u mbajt takimi përfaqësuesve të tri vendeve me distributorët shqiptarë me qëllim që të shqyrtohen mundësitë e reja për import dhe eksport të sheqerit, vajit, miellit dhe kripës në rajon./Alsat.mk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here