Ancelotti paralajmëron se Rudiger mund të luajë në pozicionin që nuk ka luajtur kurrë më parë

0
214

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka sugjeruar se ai mund të pozicionojë Antonio Rudigerin si mbrojtës i majtë këtë sezon, pasi nënshkroi mbrojtësin nga Chelsea.

Mbrojtësi 29 vjeçar iu bashkua skuadrës spanjolle si një transferim i lirë në fillim të kësaj vere pasi i mbaroi kontratën në Stamford Bridge.

Ai bëri debutimin e tij për kampionët e Evropës të shtunën, teksa u mundën 1-0 nga rivalët Barcelona në një ndeshje para-sezonale në Las Vegas.

Rudiger e nisi papritur si mbrojtës i majtë, pasi Ancelotti vendosi të qëndrojë me David Alaban dhe Eder Militaon në qendrën të mbrojtjes, e njëjta dyshe qendërmbrojtëse që i fitoi skuadrës së tij Ligën e Kampionëve dhe La Liga sezonin e kaluar.

Reprezentuesi gjerman dukej rehat si mbrojtësi i krahut, por ishte lojtari i tij kundërshtar, ish-anësori i Leeds, Raphinha, ai që shënoi golin e vetëm të ndeshjes për të siguruar fitoren për Barcelonën.

Sidoqoftë, Ancelotti ishte i kënaqur me performancën e Rudiger, i cili u përjashtua në pjesën e parë si një nga gjashtë ndryshimet për Madridin në interval.

“Më pëlqeu shumë. Nuk jam i çmendur dhe ai është shumë inteligjent”, deklaroi Ancelotti, duke shpjeguar vendimin e tij për të luajtur Rudiger në krahun e majtë”.

“Ai mund të luajë në atë pozicion, ashtu siç mund të ndryshojë edhe në ndeshjen me Alaban”.

“Ata nuk e bënë këtë sot, sepse shkoi mirë. (Alaba) si mbrojtës i majtë… vetëm kur ishte e nevojshme”.

Ai luajti 45 minuta ndërsa Madridi u mund 1-0 nga Barcelona (Image: Alamy)

“Nuk dua ta ndryshoj dyshen nga viti i kaluar”, shtoi më tej Ancelotti.

Pozicioni nuk është plotësisht i panjohur për Rudiger, i cili ishte mësuar të luante në krahun e majtë të një treshe mbrojtës gjatë kohës së tij në Chelsea. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here