Shkup, 27 korrik – Komisioni parlamentar për çështje dhe emërime në mbledhjen e sotme të 19-të konstatoi përbërjen e re të Këshillit për ndarjen e Çmimit shtetëror “8 Shtatori”.
Për shkak të skadimit të mandatit të përbërjes së vjetër, Komisioni votoi për përbërjen e re ku kryetare është Gordana Naceva, sportiste e dalluar, ndërsa për anëtarë u zgjodhën sportistë të njohur si Pepi Manaskov, Primislav Dimovski, Indira Kastratoviq, Artim Shaqiri, Olivera Bikovska, Pero Antiq, Natasha Ilievska dhe Shaban Tërstena.
Përveç tyre për anëtarë të Këshillit u zgjodhën profesorë nga Fakulteti i edukatës fizike, sport dhe shëndet pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup, dr. Lençe Aleksovska-Veliçkovska dhe dr. Ruzhdija Kalaç, gazetari i sportit Igor Tërpeski dhe punëtori i dalluar i sportit, profesor Isa Asllani.