Të punësuarit në fabrikën e automjeteve hekurudhore “Veles” më saktë “Kolska” sot kanë nisur protestën në stacionin hekurudhor në Veles duke shprehur pakënaqësi për moszgjidhjen e problemeve të tyre përmes borive dhe bllokimit të komunikacionit hekurudhor.
Punonjësit shprehin revoltën e tyre ndaj DHP-së për shkak të bllokimit gjashtëmujor të xhirollogarisë të fabrikës, si dhe ndaj Qeverisë dhe Ministrisë kompetente të Transportit dhe Lidhjeve për moszgjidhjen e statusit të kësaj kompanie shtetërore prej 20 vitesh.
Në protestë janë prezent edhe përfaqësues së Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, në përbërje të të cilës është edhe organizata sindikaliste e fabrikës “Kolska”.